Mynyr Koni rektor; kandidati që u kërcënua u zgjodh me votën e stafit akademik

20/04/2016 00:00

Mynyr Koni është fitues i garës për rektor të Universitetit të Tiranës. Ai është votuar nga një pjesë e madhe e pedagogëve. Koni mori më shumë se 200 vota se rivalja Klodeta Dibra, ndërsa ende nuk janë numëruar votat e studentëve.

Por, praktikisht Koni është pothuajse fitues, duke ditur se votat e studentëve ndikojnë vetëm 10 për qind në rezultatin final midis rektorëve. Pothuajse është shpallur e gjithë lista e rektorëve që do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme universitetet e vendit.

Disa prej tyre e kanë e patur të thjeshtë fitoren duke qenë se kanë qenë garues të vetëm.

Fitues janë:

Andrea MaliqariUniversiteti Politeknik i Tiranës
Roland ZisiUniversiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Ali JashariUniversiteti “Fan Noli”, Korçë
Skënder TopiUniversiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan
Arben GjataUniversiteti i Mjekësisë Tiranë
Adem BekteshiUniversiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Kseanela SotirovskiUniversiteti “Aleksander Moisiu”, Durrës

Procesi i votimit përfundoi në orën 16.00 . Sipas Komisionit institucional Zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje prej 98% e stafit akademik dhe rreth 50% e studentëve.

Rezultati i votimit del pasi të jenë mbledhur votat në të gjithë fakultetet përkatëse të universiteteve. Për Universitetin e Tiranës u votua edhe në filialet e tij në rrethe.

Kandidatet humbës kanë të drejtë të apelojnë dhe fituesi zyrtarizohet brenda 15 ditësh. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel