Boçi: Rama mburret me standartin politiko-kriminal të zgjedhjeve në UT

19/04/2016 21:20

Luçiano Boçi, kreu i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se “nuk ka asnjë kandidat që mbështetet nga qeveria, koalicioni apo Partia Socialiste” në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës.

“Kur Rama pritej të thoshte të paktën dy fjalë me ngjyrime ndoshta ndjese për katandisjen e garës për Rektor të UT-së në një garë terrori e rrëmbimi, nga ata që ka kohë që i ka marrë nën sqetull, çuditërisht u mburr. U mburr paturpësisht për modelin dhe standartin politiko-kriminal që ka imponuar në këto zgjedhje. U mburr që vetë nuk kishte futur duart në proces. Ishte “duarjashtë”!!!!! Por harroi një detaj: paradite thirri në zyrën e tij kandidatët për Rektor të Universitetit Mjekësor. Dihet tensioni i kësaj gare, i shoqëruar me përjashtime të padrejta e me shkresa ministrore. I thirri si “çun tirone” “me i dhon ka i kafe” para gare?!!! Apo i thirri si Kryeministër me i tregu “arat”?!!! Apo ndoshta si kryetar i PS-së, për t’i “vënë njërit njollë” e “për t’ja heq tjetrit?”!!! Këtë të na thotë Rama!! Por këtë fakt kryeministri duarbrenda në procesin zgjedhor ka gjithë ditën që e fsheh!!! Dhe sa të tillë ka fshehur?”, shkruan Boçi në Facebook.

Top Channel