Mustafa: Politikanët serbë po manipulojnë serbët e Kosovës për vota

18/04/2016 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar zgjedhjet e Serbisë, e veçanërisht fushatën që udhëheqësit serbë po bëjnë në Kosovë me tone nacionaliste kundër shtetësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se krerët serbë po i manipulojnë serbët e Kosovës sa për t’u marrë votat, ndërsa pas zgjedhjeve do t’u thonë se problemet e tyre mund t’i zgjidhë vetëm Prishtina zyrtare.

Megjithatë, Mustafa ka shkruar se, Qeveria e tij do të lejojë që serbët e Kosovës të votojnë për zgjedhjet në Serbi.

“Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet. Por, në mënyrë të pandërprerë do t’u japim atyre argumente, se e ardhmja e tyre nuk është retorika nacionaliste boshe. As mitet e rreme. Por është jetesa në Kosovë, me fqinjët e tyre, me rregullat e shtetit të Kosovës, që janë rregulla europiane të një vendi demokratik”, ka shkruar Mustafa.

Top Channel