Kosovë, ish-deputetja e AAK-së i bashkohet Vetëvendosjes

17/04/2016 00:00

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e cila para pak ditësh dha dorëheqjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e Ramush Haradinajt, këtë të dielë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është prezantuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku deklaroi se ka zgjedhur këtë subjekt për të sjellë drejtësinë në vend.

Në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ndërsa nënkryetari Driton Çaushi tha se, aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen.

Edhe pse të ndarë me pjesën tjetër të opozitës, Çaushi tha se Vetëvendosje duhet të jetë e gatshme për të vazhduar me organizimin e protestave.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel