E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Një mijë peneleta nga një mijë duar fëmijësh, për të bërë një tablo të madhe pikture nga vet ata. Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur dyert për artistët e vegjël, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti.
Krahas argëtimit, Galeria, Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës synojnë të nxisin edhe solidarizimin e fëmijëve, në një dialog e komunikim, për pikturimin e kësaj kaudroje prej 6 metrash katrorë, që nuk do të jetë e vetmja në këtë nismë.
“Me atë telajo, që pak më parë ishte e bardhë e tani po modelohet, për të marrë format e secilit prej këtyre fëmijëve, që janë ëndrra, dëshira, linja dhe peizazhe të ruajtura në kujtesë brenda tyre. Ky kompozim i kësaj pikture të plotë shumëngjyrësh, të cilin ne e kemi quajtur ‘Një mijë duar, një mijë penela, një mijë ngjyra’ bëhet në muajt e pranverës, sepse janë muaj të dritës, të ngjyrave, muaj që të gjithë fëmijët kanë atë entuziazmin të dalin e të pikturojnë, të bëjnë muzikë, të vallëzojnë apo të dalin për piknik”, tha Artan Shabani.
Ngjyrat janë mënyra, me të cilën vogëlushet shprehin emocionet e tyre. Kjo nismë do të vijojë për një muaj, deri në datën 13 maj në Galerinë Kombetare të Arteve.
Top Channel