Në kërkim të vetes përmes artit

11/04/2016 00:00

Artisti që sjell provincën megjithë realitetin e saj në tonet e të rëndomtës, por aspak e tillë e parë nga imazhi intim i pasqyrës së thyer.

“Pasqyrë e thyer” është ekspozita e piktorit Anastats Kostandini, në Galerinë Fab, një trill visual ritmik, por që kthehet i lexueshëm për spektatorin gërrmues.

“Është njësoj si një pasqyrë e vjetër që ti do të shohësh veten, por nu ke shikon vetëm veten, shikon edhe pjesë të gjërave që ndodhin pas jetës tënde. Kjo më ka ndodhur mua, pra është pasqyra e familjes sime”, u shpreh piktori Kostandini.

Ky art përfaqëson vetë piktorin, në kërkim të vetes, që prej vitit të 1967, ku në moshën 13-vjeçare mori pjesë në shkatërrimin e kishës së Pogradecit dhe me copat e kristalit të shandanit ndërotoi realitetin e tij të idealizuar.
 
“Edhe shpeshherë unë ndodhem në rrethana fare banale, në rrethana periferike, në monotoni të plotë, në kotësira, por një artist nuk mund ta thotë lehtë këtë gjë”, vijoi Kostandini.

Ekspozita prezanton 40 punime në vaj, pjesë e kapitullit të tretë të një cikli për provincën, çka e bën artistin shpesh të jetë në kërkim të vetvetes.

“Unë dua të tregoj sa mirë ndjehet një artist në vendin e vetë”, tha artisti.

Top Channel