Lufta për të mbetur gjallë Brenda një familjeje me një burrë të alkoolizuar, një grua nervoze, një adoleshente në rebelimin e moshës dhe një i ri idealist, një realitet i ngjashëm me Shqipërinë e sotme.

“Mallkimi i fukarenjve” është komedia e zezë e Sam Shepard, që do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar me regji të Kastriot Çipit. E përkthyer nga ky i fundit, vepra ka element të dukshëm të familjes shqiptare, edhe pse i përket një realiteti amerikan.

“Vepra ka ngacmim me gjendjen që ndodhet sot familja shqiptare”, shprehet regjisori Çipi.

Nën interpretim do të jenë aktorë si Yllka mujo, Gëzim Rudi, Artan Imami, Laert Vasili etj. Të ndodhur në prova, aktorët e mishërojnë atë që realiteti i prekshëm i çdo dite përfaqëson.

“Njerëzit që mbajnë fijet e kësaj kupole që drejtojnë manekinët poshtë, janë ata që përbëjnë mallkimin e kësaj shtrese që quhen fukarenjë”, tha aktori laert Vasili.

“Një personazh që të gjithë kanë dëgjuar për ta. Është si të thuash një gjobëvënës”, thotë aktori tjetër, Ervin Bejleri.

Humori i zi, elementët surrealistë dhe ftohtësia poetike karakterizojnë “Mallkimin e Fukarenjve”, që vjen në Teatrin Kombëtar pas “Zbutjes së Kryeneces”.

Top Channel