Tahiri njeh emigrantët me regjistrimin: Hap drejt votës

07/04/2016 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u takua në Athinë me shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi për t’i njohur me nismën e qeverisë për regjistrimin e tyre.

“Regjistrimi për t’u kthyer në mekanizëm për t’u shërbyer emigrantëve. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, t’u kthejmë borxhin duke ju shërbyer. Rregjistrimi është edhe një hap drejt garantimit të së drejtës së votës së emigrantëve”, është shprehur para shoqatave Tahiri.

Ministri i Brendshëm e vlerësoi këtë një hap konkret për garantimin e së drejtës së votës, përkundër atyre të shkuara që i cilësoi si premtime pa bërë asgjë.

Tahiri njohu emigrantët edhe me reformat e ndërmarra nga qeveria në Shqipëri, ky synimi është ndërtimi i një shteti që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

Top Channel