Referendumi, Klosi: Transparent; Blushi: PaRama Papers

07/04/2016 00:00

Sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi ka hedhur poshtë pretendimet e Ben Blushit se referendumi i së shtunës do të zhvillohet pa lista, e si pasojë do të prodhojë parregullsi.

“Në 385 qëndrat e votimit ku do të zhvillohet ky referendum janë ngritur komisionet zgjedhore, ka vëzhgues dhe përfaqësues nga gjithë strukturat e partisë. Votimi dhe numërimi do të jetë transparent, po ashtu votimi do të jetë nën syrin e gjithë mediave dhe vëzhguese që janë caktuar tashmë. Sa i përket transparencës, në çdo qendër votimi janë afishuar listat me mbi 81 mijë anëtarët e PS”, tha Klosi.

Por, Ben Blushi duke marrë shkas nga skandali i “Panama Papers” bëri një paralelizëm duke akuzuar përsëri Edi Ramën për një referendum të trukuar.

“Palës që është kundër referendumit i takojnë vëzghues. Vëzhgues nuk na janë dhënë ndaj u them të gjithë socialistëve që të kalojnë në vëzhgues amatorë apo profesionist, të rrijnë para çdo qendre votimi për të monitoruar pjesëmarrjen pasi pjesëmarrja do të trukohet dhe sigurisht për të numëruar rezultatin final pasi edhe ai do të trukohet. Ky referendum është “PaRama Papers”, pra jo “Panama Papers”, por “PaRama Papers”. Këto janë letrat e falsifikuara të Edi Ramës brenda PS për të grabitur një mandat”, tha Blushi.

Top Channel