Fluksi i refugjatëve, Totozani-Ramës: Të merren masa të menjëhershme

07/04/2016 11:55

Shqipëria duhet të marrë masa të menjëhershme dhe të nevojshme për trajtimin e krizës së refugjatëve, shprehet Avokati i Popullit Igli Totozani në një letër rekomandimi dërguar kryeministrit Edi Rama.

Ai kërkon trajtimin e çështjes në përputhje me instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare të flukseve ekzistuese dhe atyre të pritshme të refugjatëve në Shqipëri.

“Shqipëria mbetet në një gjendje ende të papërgatitur në mënyrën e duhur. Ndërsa idetë e hedhura për qendra të mundshme pritje apo regjistrimi e ndihme për kalim tranzit janë të shumta, në terren nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për të pasur mjedise të tilla pritje. Duke pasur parasysh nevojën e bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë, transparencë më e madhe duhet në këtë drejtim për t’i lejuar publikut të gjerë dhe shoqërisë që të jenë të mirëinformuar, çka do të sillte njëherazi edhe uljen e çdo mendimi ksenofobik. Po ashtu, nga inspektimet në pikat e kalimit kufitar, si dhe në pikat e mundshme – kampe të pritjes apo të ndihmesës për kalimin tranzit të migrantëve, konfirmuar edhe nga burime të Policisë Kufitare, është konstatuar se ka shumë sfida që duhen tejkaluar – qoftë edhe në një kuadër emergjence, në mënyrë që ato të konceptohen si qendra funksionale jo vetëm për regjistrimin dhe ndihmesën afatshkurtër ndaj personave në nevojë, por edhe si qendra rezidenciale që do të mundësojnë një qëndrim më afatgjatë të personave në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në to”, shprehet z. Totozani.

Në rekomandimin e tij prej 14 pikash, Avokati i Popullit thotë se Shqipëria duhet të mirëpresë me solidaritet dhe humanizëm, çdo qytetar të huaj, që ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA