Anëtarët e Bundestagut, në Tiranë për “drejtësinë”; Hoffman: Gjeni gjuhën e dialogut

07/04/2016 11:50

Reforma në drejtësi është kryefjala e vizitës që 5 anëtarë të Bundestagut gjerman, mes të cilëve Peter Weis, kryetar i grupit parlamentar për Europën juglindore, po zhvillojnë në Shqipëri.

Ambasadori Helmut Hoffman kërkoi edhe një herë të gjendet sa më shpejt gjuha e dialogut politik, si një pikë e rëndësishme për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Shqipëria duhet të përqëndrohet plotësisht mbi këtë temë dhe duhet që të zhvillojë sa më shpejt biseda të gjejë gjuhën e dialogut për të ecur përpara me këtë reform”, deklaroi Hoffman.

Por kjo nuk është këshilla e vetme e gjemanëve për Shqipërinë. “Do të ishte më mirë që ju t’i zgjidhnit vetë problemet tuaja dhe  mos t’i drejtoheni në çdo rast konflikti që keni Bashkimit Europian, sepse nuk bçni pçrshtypje të mirë. Ne nuk duam që të jemi arbitrat tuaj. Kjo është ajo që kërkon Gjermania dhe Evropa, nëse ju jeni në gjendje që t’i zgjidhni vetë problemet tuaja atëherë edhe Europa mendon që po, tani jeni të pjekur për t’u bërë pjesë e BE-së”, deklaroi Weis.

Top Channel