Pilotët Deliaj e Hoxha shpallen “Dëshmorë të Atdheut”; të enjten homazhet

06/04/2016 21:20

Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, që humbën jetën të mërkurën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Ndërkohë, homazhet në nder të tyre do të mbahen të enjten në mesditë, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. Në to do të marrin pjesë oficerë të lartë të Forcave të Armatosura dhe zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë, rreth orës 14:30 do të zhvillohet ceremonia mortore tek Varrezat e Dëshmorëve, ku viktimat do të përcillen në banesën e fundit.

Top Channel