Parashikimi i motit për sot në vend/ Temperatura tipike pranverore, ja sa do të shkojë termometri Më 16 shtator 2004, piloti i vjetër Jani Tarifa u shkëput nga toka me avionin Mig-19 për një mision stërvitor, por pa kaluar shumë minuta nga shkëputja me bazën, ai u rrëzua.
Avioni ra pranë Aeroportit të Rinasit duke shënuar një nga aksidentet ajrore ushtarake në vend që shkaktoi gjithashtu edhe diskutime për kontrollin teknik të tyre dhe solli uljen e tyre në tokë në mënyrë përfundimtare.
Hetimet e mëpasshme konfirmuan se aksidenti ajror që i mori jetën Majorit Tarifa ndodhi për shkak të një defekti të beftë teknik në motorin e Mig-19.
Shtatë muaj pas kësaj ngjarjeje, një tjetër aksident ajror ndodhi në malet e Gramshit. 31 mars 2005, duke gdhirë 1 prilli, avioni ushtarak Hercules-130 u ngrit në fluturim stërvitor nga Rinasi.
Kushtet e vështira të motit, por edhe fakti se avioni fluturonte afër tokës u thanë se ishin shkaqet që përplasën avionin ushtarak në malet e Gramshit. Në bordin e tij ndodheshin 9 ushtarakë amerikanë.
Aksidenti më i rëndë i forcave ajrore ushtarake është regjistruar në 1989, kur dy helikopterë të dërguar për mision shpëtimi në Himarë u përplasën për shkak të kushteve të këqia duke shkaktuar një bilanc tragjik me 21 të vdekur mes tyre pilotë, studentë e mjekë.
Nga Rinasi janë ngritur gjatë këtyre viteve edhe dy mjete fluturuese me pasoja tragjike. Ai i vitit 1999, kur një ‘charter’ i Kombeve të Bashkuara u rrëzua më pas ne Malet e Sharrit në Prizren, si dhe helikopteri i Gramoz Pashkos, i rrëzuar në Adriatik së bashku me mjekët dhe 3 pilotët.
Top Channel