Nishani: Të gatshëm për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizës së refugjatëve

05/04/2016 00:00

Në takimin me homologun e tij hungarez, shteti i të cilit ishte i pari që ndërtoi mure për ndalimin e refugjatëve, Presidenti Bujar Nishani u shpreh se Shqipëria është e gatshme për të bërë pjesën e saj.

“Për çështjen e krizës së refugjatëve theksova edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë për gatishmërinë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane, sipas mundësive dhe kapaciteteve të saj reale”, deklaroi Nishani.

Presidenti Janos Ader nga ana e tij ritheksoi vijimin e mbështetjes së plotë të Hungarisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa, përsa i përket thellimit të marrëdhënieve, Presidenti hungarez bëri me dije vendosjen së shpejti të një linje ajrore direkte fluturimi mes Budapestit dhe Tiranës.

Po ashtu, në kuadër të protokollit 2-vjeçar të arsimit, Hungaria do të ofrojë 20 bursa studimi për të rinjtë shqiptarë.

Top Channel