Ministrja Milva Ekonomi deklaron se turizmi mund të gjenerojë rritje më të lartë ekonomike, por është duke u penalizuar nga mungesa e investimeve.

“Shqipëria ka një problem të madh me mungesën e kapaciteteve. Prandaj, duhet të lehtësojmë fiskalisht operatorët turistikë për të shtuar strukturën e tyre akomoduese”, thotë Ekonomi.  

E gjithë industria e turizmit në Shqipëri është bazuar tek investimet e brendshme. Pak muaj më parë, qeveria miratoi një ligj të ri, përmes të cilit synon të tërheqë investime nga kompanitë e huaja.

“Ideja jonë është që përmes këtij ligji të tërheqim investime në butik resorte, në marina, turizmit të aventurës etj. Pra, të investojmë në këtë Shqipëri, në këtë model të veçantë që ne kemi”, shton ministrja.
Sipas Ekonomit, menjëherë pas miratimit të ligjit në qeveri kanë mbërritur propozimet e para për investime në këtë sektor: “Janë tre oferta. Jemi ne negociata për t’i çuar ato më përpara”.

Vitin e kaluar, të ardhurat nga turizmi u rritën sipas Bankës së Shqipërisë me 5.3% ndaj një viti më parë.

Top Channel