ARRSH: Të martën pasdite mbyllet Tuneli i Krrabës

04/04/2016 10:40

Autoriteti Rrugor ka njoftuar këtë të hënë udhëtarët se, ditën e martë Tuneli i Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan, do të mbyllet për 2 orë.

Sipas njoftimit të ARRSH, bllokimi i tunelit do të bëhet nga ora 19:30 deri në 21:30 për shkak të kryerjes së kontrolleve të sigurisë.

Qarkullimi i automjeteve do të spostohet në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, vijon më tej njoftimi për shtyp.

Top Channel