Si të fitosh 4 milionë dollarë në vetëm dy ditë

02/04/2016 00:00

Ka vetëm tre ditë që ka publikuar MuvaMoji, por duket se emoji personale të Amber Rose kanë arkëtuar plot 4 milionë dollarë.

Sipas TMZ-së, 32-vjeçarja ka marrë një tarifë të madhe nga programuesi i aplikacionit për firmosjen e projektit, si pjesë e 2 milionë dollarëve që arkëtoi aplikacioni vetëm ditën e parë.

Megjithatë bukuroshja me forma të bëshme është akuzuar shpesh se ka imituar Kimoji të Kim Kardashian. Vetë Amber e ka mohuar plagjaturën, duke u shprehur se aplikacioni është reflektim i vërtetë i karakterit të saj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel