Interkonjeksioni me Kosovën, Gjiknuri: Përfundon në qershor

02/04/2016 10:50

Pas rrugës së kombit, Shqipërinë dhe Kosovën tashmë do ti lidhë edhe kjo autostradë energjetike, me një gjatësi 242 km prej të cilës 155 në territorin shqiptar dhe pjesa tjetër prej 90 km në territorin e Kosovës. Vlera e investimit është 42 mln euro për pjesën shqiptare, financuar nga qeveria gjermane përmes KFW.

“Po bëjmë unifikimin fizik të tregut energjitik shqiptar me tregun energjitik Kosovar. Ajo që e kemi quajtur ‘autostrada energjitike’ do të fillojë të funksionojë. Do të ketë avantazhe për të dyja vendet për shkak të natyrës së prodhimit të energjisë që kanë ata, me qymyr dhe natyrës sonë hidrike”, tha Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë.

“Është një nga investimet më të rëndësishme që OST po kryen në këto vitet e fundit ku së bashku me linjën e Podgoricës rrit shumë gatishmërinë e sigurinë e furnizimit, rrit besimin jo vetëm tek tregtarët dhe prodhuesit e energjisë por edhe tek vendet fqinje pasi është një element më i lartë sigurie për pjesën e Ballkanit”, thotë administratori i OST-së, Engjëll Zeqo.

Ndërkohë në Fierzë, qeveria shqiptare sapo ka kryer një investim prej 900 mln lekë me fokus në tre drejtime.

“Në siguri, pritat malore se kishim problem të madh sjelljen e inerteve, nuk kishte drita dhe ku më shumë se në hidrocentral duhet të kishte drita”, tha Ergys Verdho, drejtor i Hec Fierzë.

“Është një nga investimet më të rëndësishme që OST po kryen në këto vitet e fundit ku së bashku me linjën e Podgoricës rrit shumë gatishmërinë e sigurinë e furnizimit, rrit besimin jo vetëm tek tregtarët dhe prodhuesit e energjisë por edhe tek vendet fqinje pasi është një element më i lartë sigurie për pjesën e Ballkanit”, u shpreh Damian Gjiknuri, ministri i MEI.

Top Channel