Kushtetuesja, Nishani hap aplikimet për dy anëtarët e rinj

31/03/2016 12:40

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka shpallur nisjen e procedurave për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar të dy anëtarëve Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo.

Për rreth një javë, nga data 1 deri në 8 prill aplikantët duhet të dorëzojnë pranë institucionit të Presidentit dokumentacionin e nevojshëm, kërkesën me shkrim, fotokopjen e noterizuar të diplomës së arsimit të lartë juridik, jetëshkrimin dhe fotokopojen e një dokumenti identifikimi të noterizuar.

Procedurat nisin pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e afatit të dy anëtarëve. Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi janë zgjedhur anëtar të Gjykatës Kushtetuese në prill të 2007. Nga 2007 deri në 2010, z. Kristo ka qënë edhe kryetar i Kushtetueses.

Top Channel