Në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit, ka dalë edhe një deklaratë e përbashkët, ku në një pjesë të saj përfshihen edhe planet e Shqipërisë për ndërtimin e një linje të re hekurudhore.

“Për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe për ndërtimin e një degëzimi me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit”, tha Bushati.  

Por, ky nuk është një projekt i ri. Duket se socialistët i janë kthyer të njëjtin projekt të dizenjuar më parë gjatë kohë kur kryeministër ishte Fatos Nano.

Projekti, ashtu edhe sot, prek të njëjtat destinacione, por atëherë bëri bujë kosto e tij prej 70 milionë dollarë, që për kohën konsiderohej vlerë e madhe, aq sa bëri armik Fondin Monetar  Ndërkombëtar.

Ndonëse projekti do të financohej nga amerikanët dhe ndërtimi merrje përsipër nga një kompani e njohur për kontrata me pentagonin, ish-kryeministri Nano nuk mundi ta fusë në axhendën e investimeve edhe për faktin se kredia do të përballohej nga buxheti  ne interes të lartë, ndërkohë që projekti aktual do të financohet nga BE-ja. Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion edhe 150 milionë euro. Komisioneri Hann, megjithëse e quajti shumën simbolike, këshilloi vendet e Ballkanit Perëndimor të fokusohen në të tjera projekte.

“Nga ana tjetër duhet ta përdorim Samitin e Parisit dhe për një lloj fokusi politik. Unë mendoj se traktati i eksportit dhe tregu komunitar për energjinë përbëjnë përparësitë kryesore”, u shpreh Hahn.

Gjithsesi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kërkoi zbatim të projekteve të dakordësuara në Vjenë si dhe lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke patur parasysh Kosovën.

Top Channel