Jennifer Lopez mori një mësim të mirë, asnjëherë mos ia jep telefonin James Corden, komedianit të emisionit të njohur humoristik “Carpool Karaoke”, ku këngëtarja ishte e ftuar.

Corden mori telefonin e 46-vjeçares dhe me të i dërgoi një mesazh “të nxehtë” aktorit Leonardo DiCaprio.

“Hej zemër, sot kam dëshirë të argëtohem. Ndonjë sugjerim? Më lajmëro. J.Lo”, shkroi komediani në adresë të Di Caprio.

“Tani do të më duhet ta shpjegoj këtë”, tha këngëtarja e njohur, e cila ka interpretuar edhe shumë role në kinema.

Por Leo nuk vonoi të kthente përgjigje: “E ke fjalën për sonte, bu bu? Si thua për në pub?”, shkroi aktori fituesi i ‘Oscar’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel