Hetimi për serverin e Tatimeve, shefja e IT-së: S’ka pasur ndërhyrje

29/03/2016 13:45

Në mbledhjen e radhës të komisionit hetimor për serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë dëshmuar dy funksionare të këtij institucioni.

Fillimisht ka qenë specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj, e cila ka mohuar që serveri i institucionit të jetë sulmuar përpara auditit të Ministrisë së Financave.

“Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, ka deklaruar Aliaj.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe drejtoresha e sektorit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Mimoza Kalia.

“S’jam në dijeni që serveri i Tatimeve të jetë sulmuar para auditit të Ministrisë së Financave”, ka thënë Kalia përpara anëtarëve të komisionit hetimor.

Top Channel