Sulmet në Bruksel, shkon në 35 bilanci i viktimave

28/03/2016 12:35

Vazhdon të mbetet e tensionuar situata në Belgjikë, ndërkohë që numrit të viktimave të atentateve të së martës së kaluar i janë shtuar 4 të tjerë, duke e çuar në 35.

Deri më tani janë identifikuar 28 trupa, ndërkohë që prokuroria belge vetëm në orët e fundit ka mundur të konfirmojë arrestimin e tre terroristëve të tjerë.

Bëhet fjalë për Yassine A., Mohamed B. dhe Aboubaker O., të ndaluar të enjten e kaluar në Bruksel dhe Anversë.

Autoritetet belge kanë bërë gjithashtu me dije se do të kërkojnë ekstradimin e një shtetasi algjerian të arrestuar në Salerno të Italisë lidhur me sulmet, i cili ndodhet në qeli izolimi dhe refuzon t’u përgjigjet hetuesve.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin belg u verifikuan një seri konfrontimesh mes huliganëve të ekstremit të djathtë dhe forcave të rendit, që pasuan me rreth 10 persona të arrestuar.

Ndërsa në Rotërdam të Holandës u arrestuar një i dyshuar për terrorizëm, që po përgatiste një atentat e që dyshohet se ka shtetësi franceze ose holandeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA