Komisariati nr.3 kërkesë Strazimirit për dorëzimin e armës

28/03/2016 16:05

Shefi i komisariatit numër 3 të Tiranës i ka drejtuar një shkresë zyrtare deputetit të PD, Gent Strazimiri, ku i kërkon dorëzimin e armës, me të cilën supozohet se ka qenë i pajisur gjatë protestës së sotme të opozitës tek Parku i Liqenit.

Shkresa e komisar Elton Alushit daton më datë 17 mars dhe bazohet në ligjin e vitit 1992 “Për armët”, tashmë i shfuqizuar.

“Për shkak të detyrës jeni i pajisur me armë zjarri të përfituar me ligjin numër 7566, i datës 25 shkurt 1992 “Për armët”, i shfuqizuar. Brenda datës 25 mars 2016 duhet të bëni dorëzimin e armës dhe municionit pranë Komisariatit të Policisë numër 3, Tiranë, pasi nuk jeni përfitues i mbajtjes së armës me ligjin numër 74/2014 “Për armët””, thuhet në shkresën e kreut të komisariatit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel