19 vjet nga Otranto, familjarët e viktimave kërkojnë vëmendje

28/03/2016 00:00

Familjarë dhe të afërm të të mbyturve të Otrantos, kanë përkujtuar ditën e sotme nga kalata e portit të Vlorës 19 vjetorin e kësaj tragjedie.

Ndërsa në sfond dëgjohej boria e tragetit, familjarët kanë hedhur buqeta me lule në det në kujtim të të mbyturve.kryetarja e shoqatës së të mbyturve të Otrantos dhe një herë i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse për një vëmëndje për këta familjarë si dhe u shpreh se “ne familjarët do ta çojmë deri në fund këtë çështje, pra në gjykatën e Hagës dhe të Strasburgut, për të vënë para drejtësisë shkaktarin e kësaj tragjedie e cila është qeveria Italiane e asaj kohe”.

Po ashtu dhe të tjerë familjarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos vëmëndje të pushtetit lokal në varret ku prehen trupat e të mbytureve në varrezat e Babicës, që janë lënë në haresë dhe po shkatërrohen.

Para 19 vitesh nga kalata ku sot hodhën lule familjarët është nisur anija Katri i Radit me 118 persona në bord, ku midis tyre gra dhe fëmijë. Ka qënë ora 18.50, ku anija e vogël shqiptare është goditur nga anija luftarake italiane “Sibila”, duke u mbytur 84 persona, 34 prej tyre shpëtuan, dhe 24 humbën në fundin e detit duke mos u gjetur kurrë.

Top Channel