Mesha e shenjtë e Pashkëve, katolikët përkujtojnë ringjalljen e Krishtit

27/03/2016 00:00

Besimtarët katolikë kanë kremtuar në mesnatë ngjalljen e Krishtit, festë kjo që konsiderohet si më e rëndësishmja në kalendarin liturgjik për besimtarët e krishterë dhe përbën themelin e besimit të tyre.

Në Tiranë, mesha e shenjtë është mbajtur në Katedralen e “Shën Palit”, e drejtuar nga imzot Xhorxh Frendo. Në fjalën e tij, imzot Frendo bëri thirrje për më shumë dashuri, paqe e ndihmë për njëri-tjetrin, duke sjellë shembullin e Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për njerëzimin.

Ashtu si çdo vit, Katedralja katolike ishte e mbushur me qindra besimtarë, të cilët sapo mbërriti mesnata uruan njëri-tjetrin me lajmin se Krishti u ngjall.

Top Channel