Aksident tragjik në Lezhë, gjendet një makinë në kanal, viktimë babë e bijë Kur në seancën plenare të 31 marsit pritet të miratohet në Kuvend projektligji i ri lidhur me ndryshimet për të drejtën e autorit, Shoqata e Botuesve duket se nuk është dakord në disa pika.
Sipas botuesve, ky ligj i ri është hartuar në mënyrë joprofesionale duke mos i mbrojtur ata.
“Ky projektligj i ri nuk mbron të drejtat e autorit. Kjo tregon që Ministria e Kulturës, edhe këtë radhë nuk njeh realitetin. Ne kemi propozuar ndryshime thelbësore në çështjen e fotokopjimit dhe të piraterisë. Në Shqipëri sot ka fabrika, punishte që fotokopjojnë”, thotë Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve.
Lidhur me këtë shqetësim, Ministria e Kulturës bën me dije se vërejtjet e sugjerimet janë përfshirë në draftin final të projektligjit të ri, ndërsa kryetari i Shoqatës së Botuesve shprehet se Ministria nuk i ka vënë në dijeni për këtë gjë.
“Forma është shumë e qartë, kemi përafruar shumë direktivën përsa i përket fotokopjimit dhe gjithë elementëve të tjerë riprodhues dhe garantojmë që të gjitha shqetësmet që ngrënë për parashikimin e kuadrit ligjor janë të përfshira. Ka vend për interpretim nëse ligji i ri lejon ose jo abuzimin, i hap rrugën një deformimi të tregut apo elementë të tjerë që ata pretendojnë”, deklaron Edmond Ahmeti, këshilltar juridik në Ministrinë e Kulturës.
“Dyshoj shumë që Ministria do të ketë vullnetin që të reflektojë sugjerimet tona në ligjin e ri“, thotë Ymeri.
Botuesit thonë se nëse vërejtjet e tyre nuk do të reflektohen në ligj, ata do t’i drejtohen Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel