“Agimi”, armë e drogë në Tiranë, 6 në pranga

26/03/2016 00:00

Gjashtë persona përfunduan në pranga në përfundim të një operacioni të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike të organizuar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë.

Në operacionin e koduar me emrin “Agimi” përfunduan në pranga shtetasit Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyrë nënoficer në repartin e Zallherrit, Ylber Tahiri, 42 vjeç,  Arben Metaj, 28 vjeç, Urim Haka, 22 vjeç, Valder Dedndreaj, 30 vjeç dhe Fajton Hoxha, po 30 vjeç, që të gjithë me banim në kryeqytet.

Hetimet ndaj gjithë këtyre personave nisën disa muaj më parë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e policisë mbi aktivitetin e tyre në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe makinën e shtetasit Fatmir Haka, policia ka gjetur 27 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, një armë zjarri automatike, një pistoletë, krehër automatiku me 27 fishekë dhe 10 aparate celularë. 

Policia thotë se personat e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin transportin e lëndës narkotike, që do të bëhej me një automjet tip BMW me targa AA933BX.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel