Shkodër, plagoset 52-vjeçari

25/03/2016 08:50

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur ” Rruga e gjerë”.

I plagosuri është shtetasi me iniciale B.V., rreth 52 vjeç. Ai ka qenë duke ecur në këmbë kur pranë tij është afruar një përson me motor, i cili ka qëlluar disa herë në drejtim të 52-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.

Burime nga Spitali i Shkodrës bëjnë të ditur se pas dhënies së ndihmës së parë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me motivet e kesaj ngjarjeje, ku për momentin ende nuk është identifikuar autori plagosjes.

Top Channel