Kamioni përplas karrocën me kal, humb jetën 47-vjeçari

25/03/2016 20:40

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 19:10 të pasdites së sotme në aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen.

Sipas një njoftimi të drejtorisë lokale të policisë, ngjarja ka ndodhur një një kamion i drejtuar nga një shtetas malazez me targën “PG-GF 453” ka përplasur një 47-vjeçar.

Ky i fundit, nga fshati Demiraj, po udhëtonte me karrocë me kalë në momentin e përplasjes. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të kamionit në komisariatin më të afërt për ta marrë në pyetje.

Autoritetet policore kanë lajmëruar se, në përfundim të hetimeve do të dilet me një informacion më të plotë.

Top Channel