Velipojë, gjendet trupi i peshkatarit të mbytur

24/03/2016 11:10

Është gjetur trupi i peshkatarit që u mbyt një ditë më parë në Velipojë. Autoritetet lokale njoftojnë se trupi i 34-vjeçarit është gjetur në qendër të plazhit të Velipojës.

Altin Leshaj kishte dalë për të peshkuar bashkë me një tjetër peshkatar, por varka e tyre u përmbys dhe u fundos.

Për fat të keq 34-vjeçari humbi jetën.

Top Channel