Temperatura të ulëta dhe reshje bore në Peshkopi

24/03/2016 00:00

Reshje të shumta kanë përfshirë rajonin e Dibrës. Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, në kordat për rreth qytetit të Peshkopisë ka patur reshje bore.

Reshjet janë verifikuar në një lartësi rreth 600 metra mbi nivelin e detit dhe vijojnë ende. Për fat të mirë, deri tani bora dhe temperaturat e ulëta nuk kanë shkaktuar probleme tek të mbjellat dhe tek drunjtë frutorë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nga të gjitha kulturat bujqësore, më të rrezikuarat janë kumbullat dhe dardhat, pasi vetëm ato kanë çelur.

Ndërkohë, nuk ka patur probleme në infrastrukturën rrugore dhe as vërshime të përrenjve malorë dhe lumenjve.

Top Channel