Moti i keq, në terren 1500 punonjës të OSHEE-së për avaritë

24/03/2016 00:00

Reshjet e dendura të shiut kanë angazhuar në terren plot 1500 punonjës të OSHEE-së për të lokalizuar dhe riparuar defektet e shkaktuara.

Sipas burimeve zyrtare gjatë natës grupet e brigadave kanë punuar për riparimin e disa defekteve, duke sjellë uljen e fidrave pa energji. Zona me probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në Tiranë, Durrës, Shkodër,Berat, Fier,Gjirokastër dhe Vlorë.

OSHEE bën të ditur se janë vendosur grupe gatishmërie dhe personel përforcues për fidrat e rëndësisë së veçantë, të cilët janë ata që furnizojnë spitalet, hidrovoret dhe objekte të rëndësishme administrative.

Top Channel