IKMT, aksion në Tiranë për Unazën e Madhe
24/03/2016 11:45
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur këtë të martë një operacion në ndihmë të zbatimit të projektit “Ndërtimi i Unazës së Madhe, Tiranë”.
Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT bën të ditur se në këtë operacion janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte, kryesisht njëkatëshe. Inspektoriati jep garancinë e tij se, poseduesit e objekteve do të trajtohen sipas ligjit nga institucionet përgjegjëse.
“Ndërkohë njësitë e posaçme të IKMT-së vazhdojnë operacionin në Vlorë për projektin e rrugës Transballkanike”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.
Top Channel