Gjirokastër, arrestohet një francez me hashash

24/03/2016 09:45

Policia e Gjirokastrës arrestoi një shtetas francez 24-vjeçar për shkak se në automjetin e tij u gjet një sasi prej 32 gramësh hashash.

Francezi udhëtonte me një mjet në drejtim të Greqisë, por gjatë kontrollit të mjetit, në vendin pranë baterisë së makinës, u gjet një qese plastike cilindrike me ngjyrë të zezë, brenda të cilës kishte kanabis.

Top Channel