Vrasja në Gjirokastër, dy të arrestuar për moskallëzim krimi

23/03/2016 10:25

Teksa autori i ngjarjes së fshatit Shtëpëz të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar është ende në kërkim, policia ka vënë në pranga dy persona për moskallëzim krimi.

Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar Emiljano Vocka, 23 vjeç dhe Samuel Jaçe, 29 vjeç. Policia thotë se ata kanë qënë dëshmitar okular të ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore Vocka dhe Jaçe janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë që një ditë më parë, nga të dhënat e para rezultonte se Vocka i ka dhënë armën autorit të krimit, Enrik Lluka, 28 vjeç, akuzë për të cilët vijojnë hetimet.

Top Channel