Konkurrenca e pandershme, gjykata rrëzon gjobat e vendosura nga Autoriteti

23/03/2016 00:00

Efektiviteti i gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës zbehet nga proceset gjyqësore. Në mjaft raste gjoba rrëzohet dhe në raste të tjera krijohen zvarritje proceduriale.

Në raportim vjetor përpara komisionit të Ekonomisë kryetarja e Autoritetit, Lindita Lati kërkoi që gjyqtarët të trajnohen mbi ligjet e konkurrencës.

“Problem mbetet vonesa e madhe e shqyrtimit të çështjes e cila zbeh ndjeshëm ndërhyrjemn e Autritetit për rivendosjen e konkurrencës së lidhjeve efektive në treg. Sipas raport progresit të BE nënvizohen vonesa në procese gjyqësore që janë të gjata dhe duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të rritur disponueshmërinë dhe cilësinë e trajnimit për gjyqtarët mbi politikën e konkurrencës”, tha Lindita Lati, kreu i Autoritetit të Konkurrencës.

Për 2015 Autoriteti ka hetuar disa tregje dhe janë dhënë gjithsej 51 vendime. Njëkohësisht është përsëritur kërkesa që për dhënien e koncesioneve të zbatohet detyrimi për dhënien e mendimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.

Top Channel