Ersekë, procedohet penalisht një postier

23/03/2016 09:00

Një postier në Ersekë është proceduar penalisht për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “humbja e dokumenteve sekrete”. Në vijim të këtij rasti janë proceduar për “shpërdorim të detyrës” edhe kryetari i Degës Postare Ersekë, Shefja e Shërbimeve si edhe Specialisti i Sigurisë në Filjalin Postar Korçë.

Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur ndaj shtetasve P.Z., 57 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë postier, dega postare Ersekë; V.A., 52 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë Kryetar i degës postare Ersekë; A.B., 29 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist i Sigurisë në Filjalin Postar Korçë dhe A.K., 47 vjeç, banuese në Korçë, me detyrë Shefe e Shërbimeve në Filjalin Postar Korçë.

Procedimi ndaj shtetasit P.Z. filloi pasi ka humbur materialet postare që i kishte tërhequr nga Filjali Postar Korçë, përfshi këtu dhe dokumentet e “Postës Sekrete”. Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “shpërdorim i detyrës” edhe shtetasit V.A., A.B. dhe A.K., pasi dyshohet se këta shtetas nuk kanë kryer kontrolle në përmbushje të detyrës dhe kanë lejuar postierin P.Z. të punonte pa certifikatë sigurie.

Top Channel