Durrës, sekuestrohen 20 kg kanabis, 6 vetë në pranga

23/03/2016 00:00

Një operacion është ndërmarrë pasditen e kësaj të mërkure nga agjentët e anti-drogës së Durrësit, gjatë të cilit janë sekuestruar 20 kg kanabis dhe janë arrestuar 6 persona.

Operacioni u zhvillua në fshatin Greps të Fushë Krujës. Të arrestuarit u prangosën në flagrancë në banesën e shtetasit Gëzim Tema, 37 vjeç, duke paketuar lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj po në Fushë Krujë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, uniformat blu kanë sekuestruar edhe 2 automjete dhe 12 telefonë celularë, të përdorur nga trafikantët për aktivitetet e tyre të paligjshme.

Burimet shtojnë se, të arrestuarit janë persona me preçedentë penalë në fushën e narkotikëve. 

Top Channel