Tronditja nga shpërthimet, aktorja Shpresa Bërdëllima rrëfen nga Brukseli

22/03/2016 00:00

Në një lidhje direkte në emisionin “Pasdite në Top Channel, aktorja shqiptare Shpresa Bërdëllima, e cila prej disa vitesh jeton në Bruksel, tregoi momentet e vështira kur qyteti u sulmua nga kamikazët e ISIS.

“Në orën 08:00 dëgjoj djalin: Mami jam mirë, mami jam mirë. Në fillim nuk po e kuptoja, ndërs më pas më tha të hapja televizorin dhe të shikoja çkishte ndodhur. U tmerrova! Ai e ka shkollën vetëm 5 minuta larg nga aeroporti. E imagjinoni çfarë tmerri kam pësuar. Djali më bëri të ditur se i mbanin të bllokuar në shkollë. Vajza më tha se do të shkonte në shkollë. Jo, i thashë. Por, ajo këmbënguli se shkolla ishte në tjetër zonë dhe nuk kishte lidhje me shpërthimet. Doli. Trenat, nuk funksiononin, metrotë nuk funksiononin, autobuzat po ashtu. Pas 5 minutash u kthye. I thash, pse nuk më more në telefon. Ajo mu përgjigj se, telefonat nuk punonin më dhe nuk kishte asnjë kontakt me asnjë njeri”, u shpreh aktorja Shpresa Bërdëllima.

Top Channel