Sulmet në Bruksel, Basha: Dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore
22/03/2016 00:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është bashkuar reagimeve të klasës politike shqiptare lidhur me sulmet në Bruksel.
“Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Europës morën dhjetëra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin”, ka deklaruar Basha.
Duke u shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të dashurit e tyrë, Basha ka shtuar se, “Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane në këto momente të vështira”.
Top Channel