Nishani uron festën e Sulltan Nevruzit: Ringjallje pranverore

22/03/2016 10:45

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka uruar festën e Sulltan Nevruzit për të gjithë besimtarët bektashinj. Në një mesazh dërguar kryegjyshit botëror, presidenti shprehet për një ringjallje pranverore me lindjen e Imam Aliut.

“Gjatë kësaj dite të madhërueshme, kur besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë në këtë prag ringjalljeje pranverore lindjen e Imam Aliut, që për ta, si dhe për të gjithë ne, përfaqëson ripërtëritjen e besimit të palëkundur te jeta, vepra dhe forca e patjetërsueshme e të Plotfuqishmit, shqiptarët festojnë së bashku dhe ndajnë me njëri-tjetrin edhe gëzimin dhe shpresën për jetën dhe për një të ardhme më të mirë”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Top Channel