U gjend i pajetë në Moravë të Korçës, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë 3 muaj më parë
Zyra e Punës Durrës ka denoncuar publikisht dhe penalisht ndërhyrjen dhe keqpërdorimin e faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Së fundmi, në emër të kësaj zyre u publikuan kërkesa për personat që të mbushnin sallën e Kongresit të Partisë Socialiste e në vijim njoftime për masë disiplinore ndaj punonjësit përgjegjës për njoftimin e parë.
Drejtori i kësaj zyre, Indrit Buka sqaron se faqja është marrë nën administrim nga persona të paautorizuar që po e përdorin politikisht faqen, duke cënuar integritetin e autoritetit publik.
Njoftimi i dytë, i shoqëruar nga një shkresë e protokolluar për marrjen e një mase disiplinore, ka detyruar zyrtarët të kërkojnë ndjekjen penale të rastit. Buka deklaron se kjo shkresë nuk i përket Zyrës që ai drejton.
Denoncimi është bërë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, po për shkak të mungesës së specialistëve të krimit kibernetik në këtë drejtori do të jenë ata të Tiranës që do të punojnë mbi çështjen dhe siguruar prova të mjaftueshme për veprat penale të ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike dhe falsifikim kompjuterik.
Top Channel