Elbasan, pranga 65-vjeçarit për posedim armësh

22/03/2016 00:00

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, agjentët e policisë së Elbasanit ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Mihal Mema, ku gjetën dhe sekuestruan armë zjarri.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, armët e sekuestruara janë një automatik model 56, një krehër me 21 fishekë, të kalibrit 7.62 mm.

Sipas njoftimit, uniformat blu kanë vënë në pranga 65-vjeçarin Mema, ndërsa janë vënë në kërkim të të birit.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, për procedimin e mëtejshëm të të arrestuarit, nën akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Top Channel