Berat, arrestohen dy shtetas për shitje marijuane

22/03/2016 17:55

Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Spring 2016” dhe ka arrestuar dy persona për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shtetasit e arrestuar janë 34-vjeçari Eldison Dyli dhe 16-vjeçari me iniciale M.D.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugor Fier-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e Sqeurit”, u kapën me automjetin tip “Ford Focus” me targa AA 677 CE, duke transportuar me qëllim shitjeje një sasi prej 6 kg lëndë narkotike marijuanë.

Top Channel