Ambasada në Bruksel: Nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmet terroriste

22/03/2016 10:00

Ambasada shqiptare në Bruksel bën të ditur se nga të dhënat e para nuk ka pasur shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet terroriste në Bruksel.

Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. “Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ambasada në Bruksel qëndron në gatishmëri për situatën e krijuar. Shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë në numrin ++32 (0) 488950217

Top Channel