Manjani e Zaganjori: Reforma do të bëhet, të mos zvarritet

21/03/2016 10:15

Reforma në drejtësi ishte kryefjala e Konferencës Gjyqësore që u mblodh për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të KLD-së.

“Ju drejtoj apel palëve e aktorëve që nën frymën e komisionit të Venecias të shpejtojnë përpjekjet e tyre për reformën”, tha Xhezair Zaganjori.

“Që reforma në drejtësi do të bëhet, kjo nuk diskutohet fare dhe nuk është më temë nëse bëhët apo nuk bëhet. Kjo është një histrori e shkuar dhe një vendim i marrë tashmë. Do të bëhët dhe nuk diskutohet!”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas zotit Zaganjori, gjyqtarët po vuajnë nga mbingarkesa e dosjeve, ndërsa ministri i Drejtësisë kritikoi zvarritjen e proceseve gjyqësore nga gjyqtarët, duke përdorur shpesh raporte fiktive mjekësore.

TCH: Përse i kërkuat falje Italisë sot?

Manjani: Kemi disa raste, është një praktikë e përsëritur në vite, që dhe i njëjti fenomen, jo i përhapur, po kemi pasur raste që jemi vendosur në veshtirësi me vendimet e gjykatave italiane.

TCH: Zoti ministër për kë e keni fjalën për raportet mjekësore?

Manjani: Ka disa gjyqtarë që kanë shtuar mosprezencën e tyre në punë, me raporte mjekësore dhe është fenomen që po vihet re.

TCH: A do nisni inspektimet?

Manjani: Natyrisht që po.

Në fund u votuan për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë gjyqtarët Ridvan Hado dhe Neritan Cena.

Top Channel