Adam Lambert: Sam, një djalë i dashur dhe i ëmbël
14/03/2016 00:00
Adam Lambert ka reaguar lidhur me thashethemet që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi për një romancë mes tij dhe Sam Smith.
Thashethemet për lidhjen e Lambert dhe këngëtarit britanik, pushtuan mediat rozë pasi dyshja u fotografua gjatë një takimi në Nju Jork në muajin mars. Megjithatë, Adam ka shpjeguar se takimi i tyre ishte shumë larg atij romantik.
“Mediat rozë janë pushtuar me lajmin se unë dhe Sam Smith jemi në një lidhje. Të jem i sinqertë, ne nuk jemi miq të ngushtë. Ai është një djalë i dashur dhe i ëmbël. Sam kishte dalë me disa nga miqtë e tij si edhe unë. Thjesht u takuam. pimë dhe u argëtuam. Kjo është e vërteta”.
Top Channel