“Nëse reforma dështon, zgjedhjet të pashmangshme”

10/03/2016 00:00

Reforma në drejtësi kushtëzon të ardhmen e vendit dhe dështimi i saj duhet të çojë vendin në zgjedhje.

Në këtë përfundim të përbashkët dolën të katër analistët e ftuar këtë të enjte në Top Story.

“Kjo reformë është jetike dhe problemi është që atë po e hartojnë persona që mund të jenë subjekt i saj, ndaj mendoj unë dhe dështimi duhej të çonte vendin në zgjedhje”, tha Lutfi Dervishi.

“Kjo shpatë virtuale e Demokleut që bie mbi partitë politike është një presion i mirë dhe nëse reforma dështon, vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Skënder Minxhozi.

“Në rast të dështimit të reformës, është e udhës që të mbahen zgjedhje të parakohshme”, deklari Mustafa Nano.

Ndërkohë, për Fahri Balliun vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme nuk po e çon reforma në drejtësi, por qeverisja e keqe e vendit.

Top Channel