Balla sqaron fjalimin në Asamblenë Kombëtare

10/03/2016 00:00

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryesisht në mediat online u përhap me shpejtësi ku flitej për një deklaratë të Taulant Ballës.

Lajmi bënte fjalë për një deklaratë të deputetit socialist gjatë punimeve të Asamblesë, ku sipas asaj që qarkullon, Taulant Balla ka thënë se “vinte partinë para Shqipërisë”.

Kjo është fraza e shkëputur nga fjalimi i tij, e cila sipas Ballës është thënë në një kontekst krejt tjetër dhe këtë ai e shpjegoi përmes një mesazhi dërguar në Top Story.

“Unë e dua Shqipërinë dhe nuk prita mbledhjen e Asamblesë për ta thënë këtë. Unë personalisht as nuk guxoj që emrin e madhërishëm të Shqipërisë ta përdor për politikë dhe as për të fshehur synimet për një “karrige”, sikurse e përdori Ben Blushi dje”, thotë Balla.

Fjala e plotë e Ballës dhe e drejtuesve të tjerë socialistë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare gjendet e plotë në faqen zyrtare të PS-së.

Top Channel